KEDS-i ka njoftuar se nesër dhe pasnesër (6 dhe7 tetor), disa vende të Podujevës do të kenë mngesë të energjisë elektrike, si pasojë e disa punimeve, shkruan Llapi.info.

Sipas KEDS-it, në e poshtëshënuara nuk do të ketë rrymë për disa orë.

“TS 35/10 kV Batllava do të ndërprehet: Dalja 10 kV Orllani (kodi: 14015002) prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

Vendet: Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci 1 dhe 2,Orllani, Vikendicat dhe Te Zahir Pajaziti.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave dhe shtrëngim i përçueseve.

TS 35/10 kV Koliq do të ndërprehet: Dalja 10 kV Sharbani (kodi: 14016003) prej ores 10:00 deri në ora 13:00.

Vendet: TS Halabak, TS Dyzi 1 dhe 2, TS Tërrnavë dhe TS Bellopojë 1,2,3,4 TS Private (Bellopojë).

Arsyeja: Demontimi i shtyllave 10[kV] në LP Sharbani si dhe largimi i urave të 4 TS që ishin furnizuar në mënyre alternative nga LP Batllava e që i përkasin LP Sharbani.

TS 35/10 kV Batllava do të ndërprehet: Dalja 10 kV Batllava (kodi: 14015001) prej ores 10:00 deri në ora 11:00.

Vendet: Batllava, Gërdovci, Bellopoja dhe Lluga.

Arsyeja: Demontim i shtyllave 10[kV] në LP Sharbani si dhe largimi i urave të 4 TS qe ishin furnizuar në mënyre alternative nga LP Batllava e që i përkasin LP Sharbani.

7 shtator:

Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Fshatrat 1 (kodi: 14000009) prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

Vendet: Sekiraqa, Poterët, Qershijat, Kamerollët, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Kunushefc 1 dhe 2. Burice, Gllamnik dhe Llapashticë e Ulët.

Arsyeja: Vendosja e ndarsit linjor 10 kV\

Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva  do të ndërprehet: Dalja 10 kV Podujeva 4 (kodi: 14000004) prej orës 08:00 deri në ora 16:00.

Vendet: Rr.Zahir Pajaziti, Lagjja e Kuvajtit, afër ish-Hotelit Besiana.

Arsyeja: Punët duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.