Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se pasnesër (29 korrik), do të kryhen punime në projekte intensive, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

“NS 220/35/10 [kV] Podujeva: Nga Dalja 10 [kV] FAN Zahir Pajaziti do të ndërprehet: NS 10/0.4kV TS Smajlovit ( kodi: 14000014145) nga ora 08:00 deri 16:00.

Vendet: TS 145 Smajlovit.

Arsyeja: Projekte investive, ngritja e shtyllave në rrjetin e tensionit të ulët dhe shtrirja e rrjetit 0.4kV”, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info