Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se pasnesër (16 dhjetor) do të kryhen punime në rrjet, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin deri në gjashtë orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.
“Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Fshatrat 1 (kodi: 14000009) nga ora 09:00 deri 15:00.
Vendet: Sekiraqa, Poterët, Qershijat, Kamerollët, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Kunushefc 1 dhe 2. Buricë, Gllamnik dhe Llapashticë e Ulët.
Arsyeja: Shtrirja e rrjetit te ri 10(20)kV.
4.
Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Fshatrat 2 (kodi: 14000010 ) nga ora 09:00 deri 15:00
Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.
Arsyeja: Shtrirja e rrjetit të ri 10(20)kV”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Llapi.info






