KEDS-i ka njoftuar se nesër disa vende të Podujevës do të kenë mngesë të energjisë elektrike, si pasojë e disa punimeve, shkruan Llapi.info.
Sipas KEDS-it, në e poshtëshënuara nuk do të ketë rrymë për disa orë.
“Nga TS 220/10 kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Bajçinë-Pollate (ish FAN- “Zahir Pajaziti) (kodi: 14000014) prej orës10:00 deri në 15:00.
Vendet: FAN Zahir Pajaziti, Letanc te Rexha, Smajlovit- Bajçinë, Kërpimeh, Repë, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reqicë, Zhiti , Sylevicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull, Zakut, Metehi, Dobërdol.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave dhe shtrengim i perçuesëve.
TS 35/10 kV Batllava do të ndërprehet: Dalja 10 kV Orllani (kodi: 14015002) prej orës 09:00 deri në ora 14:00.
Vendet: Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci1 dhe 2, Orllani, Vikendicat, Te Zahir Pajaziti.
Arsyeja: Mirembajtje preventive”, thuhet ne njoftim./Llapi.info






