Lokale - eSIMy

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se edhe nesër do të kryhen punime në rrjet, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar KEDS-i, reduktime të energjisë në disa fshatra të kësaj komune do ketë deri në 5 orë.

“Në TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Ballovc (kodi: 14000008) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: Surkish, Lladofc, Sfeqel, Dumoshi, Shajkovc, Surdulli, Herticë, Rakinicë dhe Turuqicë.

Arsyeja: Ndërrimi i ndarësit dhe demontimi i rrjetit të vjetër”, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info