Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër do të kryhen punime në projekte intensive, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

“LP 10(20)kV Letanci (kodi: 14000012) nga ora 09:00 deri 14:00.

Vendet: Obrançë, Peran, Obrançë 1, 2, 3, Bradash, Bajçinë, Katunishtë, Dobratin 1, Ferma e Pulave Peran.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni”, thuhet nw njoftimin e KEDS-it.

“LP 10kV Lluzhani (kodi: 10013011) nga ora 09:00 -14:00.

Vendet: Lupçi i Poshtëm”, thuhet tutje./Llapi.info