KEDS-i ka njoftuar sot për reduktime të rrymës që do të ketë më 18 korrik (e hënë), në disa zona të Podujevës, shkruan Llapi.info.
Sipas KEDS-it, këto reduktime do zgjasin pesë orë, ndërkohë që të njëjtat do bëhen për siguri të sistemit.
Njoftimi i KEDS-it pa ndërhyrje:
NS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet: LP 10kV Sharban (kodi: 14016003) prej orës 09:00 – 16:00.
Vendet: TS Halabak, TS Dyzi 1 dhe 2, TS Tërrnavë dhe TS Bellopojë 1,2,3,4 TS Private (Bellopojë).
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.
Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:
LP 10kV Ballovci (kodi: 14000008) nga ora 10:00 deri 15:00
Vendet: Surkish, Lladoc, Sfecël, Dumosh, Shajkovc, Surdull, Herticë, Drazhnje, Rakinicë dhe Turuqicë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngimi i përçueseve.