Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se më 14 shtator do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

TS 220/35/10 kV Podujeve do të ndërprehet: Dalja 10kV Fshatrat 2 (kodi: 14000010) prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Nga NS 220/35/10(20)[kV] Podujeva do të ndërprehet: LP 10(20)kV Letanci (kodi: 14000012) nga ora 09:00 deri 16:00.

Vendet: Obrançë, Peran, Obrançë 1, 2, 3, Bradash, Bajqinë, Katunishte, Dobratin 1 dhe Ferma e Pulave Peran.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.