Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë raportohen ngjarje të tilla dhe mjaft të trishta.

Burra, gra e fëmijë përfshihen në konflikte të ndryshme, që jo rrallëherë edhe eskalojnë.

Një konflikt familjar ka ndodhur edhe dje në një familje në Vitomiricë të Pejës, ku dy vëllezër janë kapur mes vete dhe për pasojë përfunduan në Polici.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se sherri mes të dyshuarve plasi pas një mosmarrëveshje momentale lidhur me çelësat e veturës.

Posa rasti është denoncuar në Polici, dy vëllezërit, njëri 22 e tjetri 24-vjeçar janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar.

Ndaj tyre, me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti për veprën penale “Dhuna në familje”.