Personi që u kap në flagrancë nga Policia e Kosovës duke marr ryshfet në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik është Betim Selimi, vëllai i gruas së ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Pikërisht rreth kësaj çështje është pyetur Zemaj në konferencën për media, në të cilën së bashku me Hotin njoftun për sigurimin e vaksinave antiCovid.

Megjithatë, kryeministri nuk e ka lënë Zemajn të flas, duke thënë se ministri është sqaruar rreth kësaj çështjeje.

Selimi ishte punësuar nga Ministria e Shëndetësisë përmes projektit të financuar nga Banka Botërore për shëndetësinë kosovare në shtator 2020. Komisioni i pranimit përbëhej nga kryeinspektori farmaceutik Shaban Osmanaj dhe Sekretari i MSH-së Ardian Mehmetaj.