Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka thënë se 8 Marsi është datë që sjell në vëmendje rolin e gruas në shtetndërtimin e Kosovës, njofton Llapi.info

“8 Marsi është ditë e shënuar për nënat, gratë dhe motrat tona. Kjo datë, si asnjë tjetër, na e sjell në vëmendje rolin e jashtëzakonshëm të gruas, si pjesëmarrëse aktive në të gjitha proceset në shtetndërtimin e Kosovës. Uroj që 8 Marsi të jetë dita kur ne konsolidohemi edhe më shumë për ta fuqizuar rolin e gruas në shoqëri” ka thënë Veliu./Llapi.info