Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu sot është takuar me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin.
Veliu ka thënë se me kryetarin e OEK kanë disktuar për situatën me pandeminë COVID-19 dhe kanë shqyrtuar mundësinë e heqjes së disa kufizimeve për bizneset.
“Me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, diskutuam për situatën e përgjithshme rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19. Jemi të vetëdijshëm që ky sektor është goditur më së shumti si pasojë e masave kufizuese, andaj shqyrtuam mundesinë e heqjes së disa kufizimeve për biznese. Po ashtu, biseduam edhe për format e angazhimit tonë të përbashkët për vetëdijesimin e bizneseve në zbatimin e masave mbrojtëse”, ka shkruar Veliu.





