Lokale - eSIMy

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha është pritur nga drejtuesit e LDK-së.

Kryetari i PD-së Basha në vizitën e tij në Kosovë, ka takuar shumicën e liderëve partiak, ku në takimin me Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, temë diskutimi ka qenë në përgjithësi situatën aktuale që është në Kosovë lidhur me Coronavirusin dhe zhvillimet tjera politike në vend.

“Jemi këtu në selinë e LDK-së ta presim kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Me kryetarin e PD-së, Basha ne diskutuam në përgjithësi situatën aktuale që është në Kosovë lidhur me Coronavirusin dhe zhvillimet tjera politike në vend. Poashtu diskutuam edhe për bashkëpunimin 30 vjeçar.

Kryetari i PD-së Basha falenderoi Ministrin Veliun për bashkëpunimin.

Tutje, Basha foli edhe për investimin 30 vjeçar që kjo forcë politike ka lujatur si një shtyllë për stabilitetin politik në Kosovë.

Ai shtoi se ky investim 30 vjecar e ka pajisur LDK-në me një përvojë të jashtëzakonshme, duke nisur nga trashëgëmia e Ish-Presidentit Ibrahim Rugova do të arrijë të përkthehet në bashkëpunim edhe me forcat e tjera politike.

“Falenderoi Veliun për bashkëpunimin, dhe i uroi shërim të shpejt liderit të LDK-së Isa Mustafa. Në selinë e LDK-së nënvizoi vlerësimin e tij dhe të PD-së për rolin që kjo forcë politike luan si një shtyllë e stabiliteti politik në Kosovë për investimin 30 vjecar për pavarësimin dhe shtetëformimin demokratizimin dhe udhëtimin e Kosovës për anëtarësim në Nato dhe Bashkimin Evropian, cka përbëjnë edhe shtratin e përbashkët”.

“Ky investim 30 vjeqar që e ka pajisur ldk me një përvojë të jashtzakonshme dhe vlersim që të kalojë bindjet politike mbarë qytetare dhe duke nisur nga trashëgëmia e presidentit Ibrahim Rugovës do të arrijë të përkthehet në bashkpunim edhe me forcat e tjera politike në një të mirë për cdo qytetar dnë përballimin me Coronasvirusin por edhe në plotësimin e aspiratave të qyetarëve të kososvë spër lëvizjen e lirë në be dhe udhëheqjen me sukses të një ijnvestimi të përbashkët shba dhe dialogun me serbinë me synim njohen reciproke mes dy vendeve”.

Pas këtij takimi, Basha do të takohet edhe me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.