Lokale - eSIMy

I pari i Podujevës, Agim Veliu, i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Hamdi Jaha dhe zyrtarë tjerë komunalë kanë inspektuar punimet në rrugën e qendrës në Podujevë, njofton Llapi.info

Këtë e ka bërë të ditur kryetari Veliu përmes një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se këto punime janë në fazën finale.

“Sot përcolla nga afër punimet në realizimin e projektit të zgjerimit të Rrugës “Zahir Pajaziti”, ku është në përfundim faza e rregullimit të infrastrukturës përcjellëse, rrjetit të kanalizimit, ujësjellësit dhe rrjetit elektrik. Punimet në këtë projekt po përcillen me shumë veshtirsi, të cilat po e ngadalësojnë dinamikën e realizimit. Kompania po i kryen punimet në kushte të rrezikut të lartë, për shkak të kabllove elektrike të tensionit të lartë të shtrira nën dhe. Me këtë rast thërras për bashkëpunim më të mirë me kompaninë punëkryerëse, kompanitë publike, KEDS-in, PTK-në dhe Ujësjellësin. Jam i vetëdijshëm se zhvillimi i punimeve në rrugën kryesore të qytetit krijon edhe vështirësi në qarkullim për qytetarët dhe bizneset”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky projekt i duhet qytetit, pasi që mundëson qarkullim më mirë duke i dhënë fund shumë problemeve.

“Me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve, nga kompania punëkryerëse kërkova përshpejtim të dinamikës në realizimin e projektit dhe intervenim të përkohshëm në trotuare, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve. Investimet në këtë rrugë dhe në rrugën buzë lumit Llap, janë projekte të cilat i paraprijnë projektit tonë kryesor që është ndërtimi i bulevardit të qytetit”, ka thënë më tej Veliu./Llapi.info

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: 1 person, child and outdoor

Image may contain: 1 person, standing and outdoor