Kryetari i komunës së Podujevës dhe drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Podujevës, kanë vizituar disa fshatra për t’u njoftuar me dëmet e shkaktuara në tokat bujqësore nga vërshimet e fundit në Podujevë, njofton Llapi.info

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Podujevës në një postim në rrjetin social facebook, ku shkruan se raportin me dëmet në Podujevë do ia dorëzojnë  Qeverisë së Kosovës.

“Sot, bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Vezir Januzi, vizituam disa fshatra për t’u njoftuar nga afër me dëmet e shkaktuara në tokat bujqësore nga vërshimet që kanë përfshirë komunën tonë ditëve të fundit. Komisioni i ngritur për vlerësimin e dëmeve është në teren dhe do të përgatis raportin për dëmet e shkaktuara. Raportin e kompletuar do ta dorëzojmë në Qeverinë e Kosovës.” ka shkruar Veliu

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu