Lokale - eSIMy

Pas një periudhe të vështirë në ditët e fundit, Vedat Muriqi iu kundërpërgjigj më së miri kritikëve, duke i shënuar gol Real Madridit.

Mbi të gjitha, me golin e tij, ai ia dhuroi një fitore të madhe Mallorcas ndaj Real Madridit në “Son Moix”.

Mallorca fitoi 2-1 në shtëpi, me golin e Vedat Muriqit në minutën e 91-të.

Ishte Mallorca, e cila po lufton për mbijetesë, që shënoi e para në këtë ndeshje, kur Manu Morlanes shënoi në minutën e 41-të.

Në pjesën e dytë, Reali barazoi në minutën e 88-të, me anë të Eder Militaos.

Kur Reali po niste aksionin e ri për të marrë një fitore në udhëtim, në skenë doli Muriqi me një kundërsulm vrastar, të cilin sulmuesi dardan e konkretizoi në mënyrë perfekte.

Ky ishte goli i 19-të i tij në La Liga, derisa ka edhe një asistim në emrin e tij.

Mallorca ka 31 pikë pas kësaj fitoreje, duke dalë nga zona e rënies.

Ndërkohë, Reali që po lufton për titull, me këtë humbje i lëndoi shpresat për një titull të 37-të në La Liga, pasi Barcelona momentalisht është katër pikë larg, me një ndeshje më pak.

VIDEO