Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot është konfirmuar vetëm një rast me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë viktimë me COVID-19, kurse janë shëruar 26 pacientë. Numri i rasteve aktive në këtë komunë ka rënë në 447.
Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në 7,168. Deri tash janë raportuar 87 viktima, kurse 6,634 pacientë janë shpallur të shëruar.
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 48 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.319 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 903 pacientë.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 159,155 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,905 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 147,347. Në total numri i rasteve aktive është 8.903./Llapi.info