Pas një aksidenti të rëndë me veturë në fshatin Pavlan të Pejës ka ndërruar jetë tragjikisht një i ri nga Mitrovica.

Bëhet fjalë për të riun mitrovicas, Armir Osmani, i biri i Ismet Osmanit të njohur si Curri.

I riu u përfshi në një aksident të rëndë trafiku, ku vetura me të cilën po udhëtonte u përfshi nga flakët në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё drejtim tё Pejёs, me shpejtёsi tё madhe, me tё arritur nё fshatin Pavlan-Pejё, nё rrethrrotullim humb kontrollin mbi automjet dhe rrokulliset duke pёrfunduar nё fushё dhe i njejti pёrfshihet nga flakёt.

Si pasojё e kёtij aksidenti me fatalitet, vdekjen e personit që ndodhej në veturë e kanё konstatuar ekipi mjekёsor nё vendin e ngjarjes.

Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR), dhe njёsitet tjera kompetente, njёsiti i zjarrfisёve dhe ekipi mjekёsor.