Pjesëtari i KFOR-it i cili u gjet pa ndjenja në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe dyshohet se pësoi infarkt ka vdekur.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se trupi i pajetë është transportuar me helikopter të KFOR-it.

“Ju njoftojmë se stafi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë dhe pjesëtarët e KFOR-it, në ora 16:30 kanë ndërprerë reanimimin, për shkak se nuk ka pasur shenja jete. Trupi i tij është transportuar me helikopter të KFOR-it. Është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, tha Veseli.