Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka vdekur në QKUK, derisa ishte duke u trajtuar, personi i cili pak ditë më parë, u vetëplagos në Fushë Kosovës.

Kur ishte dërguar në QKUK, u raportua se gjendja e tij ishte e rëndë.

“Në lidhje me rastin raportohet se me 14.02.2019 gjatë trajtimit mjekësor në QKUK, viktima mashkull K/Shqiptar ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet sot në raport të policisë.

I ndjeri, aksidentalisht ishte vetëplagosur në kokë