Gazeta Sinjali pak ditë më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në qytetin e Podujevës, ku një person i moshuar dyshohet se kishte plagosur veten me armë zjarri.

Si pasojë e plagëve të marra, ai ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku po trajtohej deri në mëngjesin e djeshëm.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda QKUK-së kanë bërë me dije se viktima ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm si pasojë e një arresti kardiak.

 

 

Me urdhër të prokurorit, rasti është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi./SINJALI

 

 

 

 

/Llapi.info