Një 58-vjeçare është plagosur aksidentalisht mbrëmë pak para mesnatës në rrugën “Hasan Prishtina” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, por që e njëjta, siç mëson Llapi.info, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, me ç’rast ka ndërruar jetë sot në QKUK.
Policia më tutje ka thënë se përkitazi me këtë rast nga veprime policore janë sekuestruar dy armë zjarri; Një Revole e tipit GLOCK, Një Revolver i tipit ZASTAVA, si dhe trembëdhjetë copë fishekë.
Ndërlidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona të dyshuar;
N. Zh mashkull, 62 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,
M. Zh mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët, sipas Policisë së Kosovës, dyshohet të jenë implikuar direkt në rast./Llapi.info






