Lokale - eSIMy

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një tentim vrasje te “Ujëvara e Mirushës”, në aksin rrugor Klinë – Gjakovë, ku mbetën të plagosur dy vëllezër. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për shkak të plagëve që ka pësuar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në ora 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi.