Lokale - eSIMy

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka pësuar pas rënies nga lartësia e një objekti në Prishtinë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Prishtinës, Agron Borovci.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, ku viktima ka rënë nga lartësia e një objekti. Viktima mashkull, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha ai.

Po ashtu ai bëri të ditur se ka nisur hetimi i rrethanave të rastit.

Aktualisht ka nisur një hetim i rethanave të ngjarjes nga njësitet kompetente policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe mekanizmat e tjerë relevant”, tha Borovci.