Të premten me datë 19 qershor në orën 22:00 një burrë nga Çagllavica ishte sjell në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendren Klinike dhe Universitare.

Viktima ka ndërruar jetë të nesërmen më datë 20 qershor në QKUK.

Njësitë relevante policore janë marrë me rastin.

Sipas njoftimit të policisë është njoftuar prokurorit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.