Lokale - eSIMy

Një person ka vdekur dje derisa po pritje drunj në një pyll në fshatin Bellosicë të Podujevës, njofton Llapi.info

Policia njofton se ai ishte lënduar aksidentalisht, me ç’rast fatkeqësisht ka vdekur.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Podujevës ku nga mjeku është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në raportin e PK-së.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion./Llapi.info