Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur dje në Rahovec.
Në aksident të përfshira ishin një veturë me targa vendore dhe një motoçikletë me drejtues mashkull kosovar.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore i cili ndihmën e parë mjekësorë e ka marrë në QKMF në Rahovec.
Si shkak i lëndimeve i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë, ku ka ndërruar jetë.






