Lokale - eSIMy

Një person është gjetur i vdekur brenda një veture në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti po kthehej në perëndim.

“Podujevë, 09.08.2021-06:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë me familjen e tij duke udhëtuar me veturë për në perëndim, për një moment i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së./Llapi.info