Një person në Prishtinë ka raportuar në Policinë e Kosovës se mbesa e tij ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte duke u trajtuar për tri javë.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00.






