Një person i aksidentuar më 29 maj 2021 ka vdekur gjatë ditës së djeshme, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Viktima ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.






