Lokale - eSIMy

Ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare, arsimtari i shkollës “Shaban Shala” në Podujevë, Fadil Llugaliu, shkruan Llapi.info.

Kështu ka njoftuar kjo shkollë me anë të një postimi në Facebook. Llugaliu kishte qenë mësimdhënës i lëndës së historisë.

Njoftimi i plotë:

Me pikëllim e dhimbje ju njoftojmë se sot ne moshën 61 vjeçare iku në amshim Prof. FADIL (MUSLI) LLUGALIU.

Varrimi bëhet sot 18.12.2022 prej orës 15 në varrezat e fahatit Surkish, Lagjeja e Epërme.

Ngushëllime familjes Llugaliu, kolektivit të shkollës dhe nxënësve.
Ngushëllime!