Një 17-vjeçare me prejardhje nga Kosova ka vdekur në Gjermani, pasi u godit nga vetura derisa ishte duke shkuar në shkollë.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarë të së ndjerës përmes rrjeteve sociale.

Daja i 17-vjeçares ka njoftuar përmes Facebook-ut se edhe një muaj ajo do të mbushte 18-vjeç.

“Familjar, miq dhe shoke deshta ta ndaj nje dhimbje te thell ne zemren time dhe te familjes. Me daten 24.05. 2022 ne rastin e vdekjes se mbeses time (vajzes se motres) Driana (Istref dhe Antigina) Rrecaj e cila humbi jeten dje si pasoj e goditjes me vetur derisa ishte duke shkuar ne shkoll ne Gjermani. Ishte ne lule te rinis edhe 1 muaj i mbushte 18 pranvera, nje vajz me tipare taman shqipetare , gjithashtu ne javen e ardhshme e kemi pritur qe te na vizitonte dhe besoni se me gezim e kishte pergaditur valigjen d.m.th 1 jave perpara ndersa tani po e presim qe te vij ne arkivol”, ka shkruar ai në Facebook.

Varrimi i së ndjerës do të bëhet nesër në varrezat e qytetit të Pejës.