Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Veternik të Prishtinës.

Si pasojë e goditjes nga një veturë, ka humbur jetën një i ri në vendin e ngjarjes, i cili ishte me motoçikletë.

Shkaktari i këtij aksidenti fillimisht iku nga vendi i ngjarjes, por që më vonë u arrestua nga Policia e Kosovës.