Lokale - eSIMy

Ka ndërruar jetë vajza e cila më 7 janar është goditur nga një veturë në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë ditës së djeshme e aksidentuara e cila ishte duke u trajtuar në QKUK nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga ky aksident, duke ndërruar jetë rreth orës 13:10 minuta.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.