Gjatë ditës së djeshmen në fshatin Ribar i Madh të Lipjanit ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Nga Policia e Kosovës raportohet se i dyshuari mashkull gjersa ka qenë duke lëvizur në rrugë me veturë, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, viktimën e gjinisë mashkullore.

Viktima pas rastit është dërguar në QKUK ku edhe ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhë është dërguar në mbajtje.