Ka vdekur punonjësi i Komunës së Vushtrrisë, njëherësh ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramadan Meholli.
Ngushëllime ka ndarë kreu i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili tha Meholli do të kujtohet gjithmonë për kontributin e dhënë në shërbim të atdheut, si edhe për punën dhe përkushtimin e tij në shërbim të qytetarëve.
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë në Komunën e Vushtrrisë dhe ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramadan Meholli.
“Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vushtrrisë, i shpreh ngushëllimet e mia familjes Meholli, kolegëve në Komunën e Vushtrrisë dhe gjithë qytetarëve. Ramadan Meholli do të kujtohet gjithmonë për kontributin e dhënë në shërbim të atdheut, si edhe për punën dhe përkushtimin e tij në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar ai.







