Lokale - eSIMy

Ka ndërruar jetë sot ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Shyqyri Kika, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër nga ora 14:00, në varrezat e fshatit Lupç të Poshtëm të Podujevës.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë gjithë Kolektivi i Hekurudhave të Kosovës, shokët, miqtë dhe dashamirët se pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë kolegu, shoku, Ushtari i Lirisë Shyqyri(Bajram) Kika.  Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 01.04.2022 në varrezat e Fshatit Lupç i Poshtëm në ora 14:00”, thuhet në njoftim./Llapi.info

May be an image of 1 person and sitting