Lokale - eSIMy

Ka ndërruar jetë sot ish-nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Lumnije Kajtazi-Hyseni, raporton Llapi.info.

Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, ish-kandidati i LDK-së për kryetar, Ekrem Hyseni.

“Na pikëlloi shumë lajmi për shkuarjen në amshim të veprimtarës së devotshme, Lumnije Kajtazi-Hyseni. Ajo për shume vite ishte edhe pjese e jetës publike, duke ushtruar funksione të ndryshme në nivel lokal e qendror. Deputete, nënkryetare e Komunës së Podujevës dhe kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Podujevë, ishin disa nga funksionet e saj. Ajo la pas vetës një trashëgimi të madhe dhe kontribut të rëndësishëm për vendin edhe në fushën e arsimit, si mësimdhënëse dhe drejtoreshë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet Kajtazi dhe Hyseni”, ka shkruar Hyseni./Llapi.info