Lokale - eSIMy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30 në Prishtinë te hotel “Grandi”, ku një person humbi jetë në rrethana tragjike.

Viktima i takon moshës 25-vjeçare, teksa humbi jetë pasi ra nga lartësia hotelit.

Vdekjen e tij e kanë konstaktuar mjekët në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësia e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti . Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilë kanë konstatuar se , viktima mashukull rreth 25 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Ahmeti.