Një 4 vjeçare ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kështu ka konfirmuar për teve1.info, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se me datë 17.02.2024 e njëjta ishtë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për tretman mjekësor, ku sipas tij, prej aty për shkak të gjendjes së rënduar ishte tranferuar në QKUK.

Derisa sot është konfirmuar edhe vdekja e saj.

“Me datën 17.02.2024 viktima, femër e lindur në vitin 2020 është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për trajtim mjekësor. Nga aty pastaj është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Sot jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit iniciohet rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, tha ai.