Lokale - eSIMy

Ka ndërruar jetë edhe personi i tretë, i cili mbeti i lënduar rëndë në aksidentin në Lupç të Podujevës, raporton Llapi.info.

Siç mëson Llapi.info, viktimë e këtij aksidenti është Safet Maçastena, i cili ka qenë edhe mësimdhënës në Podujevë. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Podujevë, 09.01.2022 – 09:35. Në rrugën nacionale Podujevë–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale, në të cilin kanë qenë të përfshira tri vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit dy meshkuj kosovarë kanë vdekur në vendin e ngjarjes dhe një tjetër gjatë trajtimit në QKUK, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe 8 persona tjerë meshkuj, 7 prej tyre kosovarë dhe një shtetas i Austrisë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore dhe ndihmës së shpejtë ka dalë edhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar PK.

 

 

Në vendin e ngjarjes dje ndërruan jetë Ruzhdi Uka, i lindur më 1956 dhe Hajdin Brahimi, i lindur në vitin 1961./Llapi.info