Edhe një person ka vdekur në Kosovë si pasojë e koronavirusit.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Gjilani, Lutfi Haziri.
Ai ka thënë se lajmin e kanë marrë nga Klinika Infektive në Prishtinë dhe bëhet fjalë për një 74 vjeçar.
“Dita28. Sapo jemi njoftuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka ndërruar jetë Z.Sh, 74 vjeç, i diagnostifikuar më 25 mars me #Covid19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, Vrapçiqit dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Gjilanit. Ceremonia mortore do të organizohet nesër nga familja e Këshilli i Bashkësisë Islame dhe ju lutemi që ta respektoni vullnetin e familjes dhe thirrjen institutucioneve për mospjesëmarrje në varrim”, ka shkruar ai.
Haziri ka thënë se ky rast i rëndë, duhet të i vetëdijësojë të gjithë të vetëpërmbahen, të mos dalin pa arsye, të kenç kujdes dhe ta kujtojnë që përdorimi i masave mbajtëse është jetë.
“Do ta bëjmë të pamundurën që shifrat e të shëruarve me qenë sa më të larta në komunën tonë, të punojmë dhe lutemi që sa më shpejtë ta përballojmë këtë gjendje pandemie. Me zemër të thyer, ngushëllime familjes”, ka shkruar tutje ai.
Gjithsej numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë, ka shkuar në 7.