Gjatë ditës së sotme është shënuar viktima e 32-të nga COVID-19 në Kosovë. Bëhet fjalë për 71 vjeçarin nga komuna e Prizrenit, i cili ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën 5 të këtij muaji , i cili përveç infeksionit kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare.

“Sot, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti 71 vjeçar nga komuna e Prizrenit, i pranuar me 05.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive.

Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 32 të prekur me COVID-19.

Në klinikën Infektive në QKUK, sot me 13.06.2020, janë të hospitalizuar 32 raste me Covid-19.Gjendja e pacientëve të…

Gepostet von QKUK- Shskuk info am Samstag, 13. Juni 2020