Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka ndërruar jetë edhe një person i infektuar me COVID-19.

Viktima i moshës 70 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë përveç infeksionit me coronavirus kishte edhe sëmundje tjera.

“Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të klinikës ka ndërruar jetë pacienti 70 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë, i pranuar me 13.06.2020, i cili përveç infeksionit me COVID -19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

Kjo është vdekja e 37 me radhë në nivel vendi si rezultat i infeksionit me COVID-19.

Ndryshe mbrëmë janë konfirmuar 96 raste të reja me virusin SARS-CoV-2, duke quar numrin total të të prekurve me virus në 2,169.

Prej tyre, të shëruar tashmë janë 1,047 pacientë, ndërsa raste aktive janë 1,086.