Lokale - eSIMy

Një fëmijë dyvjeçar nga fshati Bokshiq i Pejës është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës nga prindi i tij.

Ky i fundit ka thënë në polici se djali i tij ka rënë nga shkallët e shtëpisë, njofton Klan Kosova.

Për ngjarjen e rëndë që ndodhi të premten mbrëma Policia e Kosovës ka filluar hetimet.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetët i viktimës dërgohet në IML për obduksion.