Një 16- vjeçar nga Podujeva ka humbur jetën aksidentalisht në Gjermani, raporton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka ngushëlluar familjen Mustafa.
“Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen tragjike të djaloshit 16 vjeçar, Roni Mustafa, nga fshati Peran i Podujevës, i cili humbi jetën aksidentalisht në Gjermani, ku edhe jetonte bashkë me familjen e tij. Në këto momente pikëllimi, ndaj dhimbjen me familjen Mustafa dhe gjithë farefisin. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe familjes Mustafa dhe gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin”, ka shkruar Bulliqi./Llapi.info






