Ka vdekur afaristi nga Gjilani, Basri Kqiku, raporton Gazeta Express.
Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga miqtë e tij, përmes shkrimeve në Facebook.
“I rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të afaristit e humanistit Basri Bejtullah Kqiku. Basriu na la me kujtime të shumta të angazhimeve në të gjitha proceset për t’i shërbyer vendit me tërë familjen. Ngushëllime familjes Kqiku dhe të gjithë miqëve që e njohën Basriun”, shkroi Ahmet Isufi.