Është varrosur Fatmir Hajzeri, i cili ditë më parë kishte marrë plagë pas shpërthimit të bombolës së gazit.
Sipas familjarëve, bëhet fjalë për vetëaksident, derisa gjithçka ka ndodhur në një objekt brenda oborrit, por jo afër shtëpisë.
Përveç tashmë të ndjerit, nga ky rast nuk kishte të lënduar tjerë. Teksa në ditën që u bë varrimi, ishte planifikuar që 60 vjeçari që kishtë pësuar djegie të rëndë, të nisej për trajtim në Turqi.