Çmimi i naftës dita – ditës po vazhdon të bie.
Edhe sot, në disa pompa në Kosovë, ka pasur rënie të lehtë.
Indeksonline ka publikuar një fotografi të një pompe në afërsi të Prishtinës, ku shihet se 1L naftë kushton 1.38 euro.
Kurse, “Ada Gas” e ka bërë një ofertë që nuk mund ta gjeni diku tjetër në Kosovë.
Kjo pompë e derivateve ofron naftën me 1,25 euro.

Kompania ka thënë se garanton në cilësi por edhe sasi, duke potencuar se nafta e benzina vijnë nga kompani të njohura botërore.
Edhe kryetari i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka konfirmuar rënien e çmimeve duke thënë se trendi vazhdon të jetë gjithnjë në rënie.
Madje ai i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të merr masa ndaj bizneseve pasi që ato kanë rritur çmimin e produkteve ushqimore në emër të çmimit të lartë të naftës dhe tani kur ka ulje të çmimit të naftës duhet të ketë ulje të çmimeve edhe nëpër markete.
“U rrit nafta, u rriten çmimet. Muajin e fundit kemi rënie për 25% të çmimit të naftës por kjo nuk po vërehet edhe nëpër supermarkete të cilat vazhdojnë ti mbajnë çmimet e larta”, ka thënë Berjani./IndeksOnline/







