Ka vazhduar përplasja ndërmjet liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryeministrit Hoti.

Gjithçka nisi për shkak të vendimit të Hotit për shuarjen e Task- Forcës Antikorrupsion, vendim ky që sot u kritikua nga kreu i AAK-së, shkruan Reporteri.

Haradinaj para pak minutash ka bërë edhe reagimin e dytë brenda dy orëve.

“Gjatë jetëgjatësisë së demokracisë së vendit tonë, sa herë që Kushtetuta e Republikës është zbatuar për interesat e një partie të caktuar, ka dalë të jetë e gabuar”, ka shkruar Haradinaj, duke iu kundërpërgjigjur Hotit, i cili tha se ai do ta forcoj sundimin e ligjit.

Në reagimin e tij të parë, Haradinaj ka thënë se shuarja e Task Forcës Kundër Korrupsionit e e cila ka funksionuar për më shumë se 10 vite shkakton pasiguri juridike.

Sipas kreut të AAK-së, kjo Task Forcë ka hetuar dhe kanë qenë në proces të hetimit të shumë rasteve të profilit të lartë në bazë të mandatit të tyre, si dhe puna e tyre ka treguar që askush nuk është i paprekshëm nga drejtësia.

Përplasja mes Haradinajt e Hotit vjen vetëm një ditë pasi koalicioni qeverisës zhvilluan takim në objektin e Kuvendit të Kosovës. Detajet nga takimi ishin të pakta, derisa u tha se u diskutua për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe atë për Buxhet